Imagjinoni këtë: Keni blerë një tas të madh akulloreje për ta ngrënë me miqtë apo familjarët tuaj dhe pasi keni shpërndarë akullore, keni biseduar apo jeni argëtuar jashtë shtëpisë shihni se ka tepruar pak akullore, por është shkrirë. Mendimi i parë që ju vjen është ta fusni sërish në ngrirje. Gabim!

Ka disa lloje ushqimesh që nuk duhen ringrirë asnjëherë dhe një prej tyre është akullorja. Ja pse:

1. Humbet ajri
Ajo çka e bën akulloren kaq speciale është ajri i fiksuar tek akullorja gjatë përgatitjes, i cili i jep dhe përbajtjen kremoze dhe të shndritshme. Kur shkrin, ajri humbet. Ndaj kur e fusni prapë në ngrirje. Ngrin në një masë të dendur, ndaj ju duhet ta punoni sërish që të riktheni ajrin në masën e akullores.

2. Bëhet me kokrra
Herën e parë kur ngrin akullorja, kristalet e akullit që e formojnë ëmbëlsirën janë të vogla dhe uniforme. Në rast se rifutet në ringrirje formohen kristale akulli më të mëdha duke krijuar një ëmbëlsirë të pakëndshme me kokrriza të mëdha.

3. Me shumë mundësi është e pasigurt për t’u ngrënë
Si çdo produkt bulmeti, nëse lihet në temperaturë dhome për një periudhë të caktuar kohe, bakteret e dëmshme fillojnë të shtohen duke shtuar rrezikun e sëmundjeve të ndryshme. 

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit​