Sa herë që gatuajmë ëmbëlsirë me fruta nga më të ndryshmet shija është shumë e mire, por ndonjëherë frutat në brendësi të kekut krijojnë qullje të brumit.

Kjo gjë i prish shijen ëmbëlsirës. Prandaj stafi i Shijes i vjen në ndihmë amvisave me një truk që ia vlen ta praktikoni sa herë keni në mend të përgatisni kek me fruta të sezonit.

  • Përpara se të shtoni frutat si boronica, rrushi i thatë, banane, mollë ose portokalle të prera në ëmbëlsirën tuaj futini në një tas me miell.
  • Lyejini nga të dyja anët dhe lërini për 5 minuta.
  • Më pas shtojani kekut tuaj dhe e sigurt që do të ketë një shije fantastike.

 

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit