Pjepri është një ndër frutat më të mirë, me përmbajtje të lartë të vitaminës A, C dhe potasiumit.

Ky frut freskues dhe tepër i shijshëm ka një ‘hile’ të vogël që nëse e përdorni siç duhet, mund të ëmbëlsojë shijen e tij. Kjo, për shkak se ndonjëherë nuk është edhe aq i ëmbël sa ju do të dëshironit.

  • Lani fillimisht pjeprin para se ta qëroni dhe ta prisni në copa.
  • Më pas priteni përgjysmë, largojini farat dhe e ndani në copa mesatare.
  • Vendoseni pjeprin e prerë në një enë të madhe.
  • Spërkateni atë me pak sheqer në të gjithë sipërfaqen. Përziejini mirë dhe provoni një copë pjepër.
  • I shtoni sërish sheqer nëse e doni akoma dhe më të ëmbël. Vendoseni enën me pjepër në frigorier dhe mund ta ruani deri në 5 ditë.

 

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit