Blenderi në kuzhinën tuaj i ka ndryshuar pothuajse të gjitha gjërat. Gjithsesi, ndërsa motori i fuqishëm dhe thikat e blenderit mund të përballojnë shumë ushqime, ka disa të tjera që nuk duhet të futen në këtë pajisje.

Ja 7 prej tyre:

1. Lëngje shumë të nxehtë

Supa në formë pureje është një nga gatimet që përgatiten më mirë në blender, por hedhja e saj në këtë pajisje ndërsa është e nxehtë mund të jetë shumë e rrezikshme.

Hedhja e lëngjeve të nxehtë brenda në blender dhe ndezja e tij krijon avuj dhe presion të brendshëm që mund të çojë në shpërthim të kapakut dhe shpërndarje të lëngut të nxehtë. Lëreni supën të pushojë 5 minuta para se ta hidhni në blender. Mbusheni këtë të fundit jo më shumë se gjysma dhe mbajeni kapakun fort me ndonjë peshqir që të parandaloni ndonjë aksident të mundshëm.

2. Pure patatesh

Mund të duket si diçka normale, por përdorimi i blenderit për të bërë pure patatesh mund të rezultojë në dështim. Tehet e blenderit mund ta mbipunojnë pataten dhe në vend të një pureje të butë dhe të shkrifët do të merrni një masë si gomë. 

3. Frutat e thatë ose domatet e thara në diell

Nëse keni ndonjë blender me fuqi shumë të lartë, kjo mund të mos jetë problem, por nëse keni një blender standard, përbërja e fortë e frutave të thatë apo domateve të thara mund t’i dëmtojë tehet.

4. Kokrrat e kafesë

Teknikisht ju mund t’i grini kokrrat e kafesë në blender, por ka mjete të tjera më të mira për t’i grirë siç duhet. Blenderi mund të lërë disa kokrra të pa grira mirë, çka mund të ndikojë në shijen e kafesë. 

5. Çdo gjë që është shumë e ngrirë

Edhe një herë, vetëm në rast se keni ndonjë blender shumë të fuqishëm mund të fusni ushqime të ngrira. Një blender standard mund të ketë problem në bluarjen e tyre. Kubat e akullit apo frutat e ngrirë, gjithashtu i dëmtojnë jashtë mase thikat e një blenderi. Në vend që t’i hidhni direkt frutat e tngrirë, lërini të shkrijnë përreth 10 minuta dhe përdoreni akullin pasi ta keni thërrmuar më parë me mjete të tjera.

6. Të gjitha erëzat

Bluarësi i erëzave ekziston për një arsye dhe është një nga mjetet më të mira për bluarjen e tyre. Blenderat standardë nuk janë efektivë në bluarjen e tyre.

7. Të fusni mjete kuzhine ndërsa është në punë

Jini të kujdesshëm me blenderin që ai të jetë i fikur tërësisht para se të fusni lugën apo spatulën që të përzieni masën. Hiqeni pjesën e teheve para se të përdorni çfarëdolloj ene kuzhine.

 

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit