Kjo pije është shumë e pasur me përbërës që do t’ju ndihmojnë të mbani në kontroll nivelin e pH në trupin tuaj, çka është thelbësore për një shëndet të mirë.

Mbajtja e trupit tuaj në një gjendje alkaline është një nga çelësat kryesor për parandalimin e shumë sëmundjeve kronike dhe mirëqënien e shëndetit të përgjithshëm. Disa ekspertë të shëndetit mendojnë se është shumë e vështirë për zhvillimin e kancerit kur trupi është në gjendje alkaline, megjithëse kjo teori ende nuk është përfundimtare. Ndërkohë le t’i hedhim një sy recetës sonë!

Përbërësit: 

  • 5 gota me lëng shalqiri
  • 2 lugë gjelle me mjaltë
  • gjysmë filxhani me uthull molle

Përgatitja:

  • Përzieni bashkë të gjithë përbërësit dhe pija juaj është gati. Mund ta lini të qëndrojë në frigorifer përpara se ta konsumoni, për të qenë edhe më më e freskët. Ju bëftë mirë!

 

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit