Denisa u shpall Mastershefja e parë Junior shqiptare. Nga 200 fëmijë që u ofruan të merrnin pjesë, juria zgjodhi 32 fëmijë, prej të cilëve javë pas jave mbetën në garë talente të vërtetë në fushën e gastronomisë.
Denisa arriti të fitonte ndaj konkurentit tjetër, Roeltit, duke ofruar për jurinë një antipastë me karkaleca, shparguj dhe krem avokadoje. Si pjata kryesore ajo solli levrek me salcë mustarde dhe perime të ndryshme mesdhetare, ndërsa për ëmbëlsirë një çiskejk me fruta pylli.

Nata finale ishte e mbushur me emocione, megjithatë Denisa dhe Roelti ia dolën që me shkathtësinë dhe teknikat e tyre prej shefash të vërtetë kuzhine të linin pa fjalë jurinë.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit​