Nëse dëshironi të bëni një version të thjeshtë të djathit të dhisë në shtëpi, kjo recetë ku përdoret lëngu i limonit mund të thuhet pa frikë që është më e mira.

Aciditeti i lëngut të limonit e trash qumështin dhe i jep formë të butë djathit. Sapo lëngu të jetë kulluar nga djathi, ju do të keni një version shumë të shijshëm të djathit të dhisë të bërë në shtëpi.

Uthulla e bardhë mund të përdoret gjithashtu, por shija e limonit është më e pëlqyeshme në produktin përfundimtar. Pasi djathi të jetë bërë, mund t’i shtoni barishte, erëza ose hudhër për t’i shtuar shijen.

Përbërësit

  • 1 l qumësht (i pasterizuar është mirë, por jo shumë i pasterizuar)
  • 1/3 gotë lëng limoni (pa copëza apo fara)
  • Kripë për shije


Koha e përgatitjes: 115 minuta

Së pari duhet të keni këto mjete:

  • Një enë jo reaguese. Kjo është kryesore pasi disa metale si alumini depërtojnë tek qumështi. Përdorni enë çeliku për t’a shmangur këtë. Termometër: Mund të mos e përdorni nëse e kuptoni kur qumështi arrin temperaturën 85 gradë celcius. Gjithsesi do të keni rezultate më të suksesshme nëse përdorni termometër.
  • Napë djathi
  • Lugë druri me bisht të gjatë


Përgatitja: 

  • Ngroheni ngadalë qumështin derisa të arrijë temperaturën 80 gradë celcius. Duken disa flluska të vogla që po formohen dhe sipërfaqja është pak e shkumëzuar. Fikeni flakën.
  • Shtojini lëngun e limonit dhe lëreni qumështin të pushojë për 10 minuta.
  • Qumështi do të pritet menjëherë dhe do të bëhet i trashë në sipërfaqe.
  • Mbështilleni një kullesë me 2 shtresa napë djathi. Hidheni qumështin me kujdes tek napa e djathit dhe lidheni në krye.
  • Vareni sipër ndonjë enë që të kullojë.
  • Lëreni djathin të kullojë për të paktën 1 orë e gjysmë. Hidheni djathin në një tas dhe shtoni kripën dhe përbërësit e tjerë që dëshironi për shije.
  • Përdorni duart për t’a përzierë dhe për t’i dhënë formë dhe vendoseni në një enë.
  • Shija dhe aroma e djathit do të përmirësohen shumë nëse e lini për disa orë në frigorifer para se t’a shërbeni.
  • Qëndron i freskët në frigorifer për 1 javë.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit​