1.Fresko ditët
Me akullore shumëngjyrëshe dhe shije frutash, perfekte për orët e zhegut: shije dhe freski.

2. Momente të ëmbla
Zgjat pak sepse një cupcake është i vogël, ama të fal gjithë shijen e botës vetëm me një kafshim.

3. Shije e shëndetshme
Sushi: ata që e preferojnë, e njohin mirë shijen delikate, që bëhet edhe më tunduese sidomos në ditë të nxehta vere.

4. Kokteji i frutave të kuqe
Janë antioksiduesit më të fuqishëm, bëjnë mirë për shëndetin, e mbi të gjitha janë zgjidhja ideale e pasditeve të verës.

5. Shëndeti në një pjatë
Sallatë, sallatë, sallatë... vakti perfekt i ditëve të plazhit. I ka të gjitha: edhe shijen, edhe përbërësit e shëndetshëm e mbi të gjitha freskinë.

6. Mmmm karamele
Me shije frutash, të buta, të mbuluara me një shtresë sheqeri, që kërcet në gojë. Momentet më të ëmbla të ditës. Por kujdes! Mos e teproni.

7. Ujë dhe shije
Të dyja në një. Shalqiri, fruti veror që përmban përqindjen më të lartë të ujit. Ideal kur temperaturat janë të larta.

8. Pjepri
Aleati i lëkurës së bronxtë, që i shtohet edhe një antipaste me proshutë. Ja një vakt ideal veror, i freskët dhe i shijshëm.

 

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit