“Buzëqeshje, ylberë dhe një pjatë oriz. Nuk do të mund të bëja pa to!”

                                                                                         ~Anthony T.Hincks~

Që nga  fillimi i viteve ‘2000, orizi i kultivuar, përpunuar dhe paketuar nga grupi i famshëm Scotti, vjen direkt në supermarketet dhe restorantet e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë përmes bashkëpunimit mes shoqërisë Riso Scotti SpA dhe kompanisë së paketimit dhe distribucionit Teuta.

Nga toka lombarde, kokrrat e përzgjedhura të orizit vijnë deri në tryezat shqiptare duke kënaqur e rafinuar shijet tona, si dhe duke i pasuruar vaktet tona me fibra, hekur, vitamina B, acid folik etj.

Në kuadrin e një turi të përvitshëm botëror, Grupi Scotti këtë herë zgjodhi Shqipërinë. Për një javë, presidenti i grupit, Dario Scotti, zhveshi xhaketën dhe kravatën dhe iu bashkua një udhëtimi me motorë duke nisur nga Tirana drejt Shkodrës e më pas Malit të Zi.

Dhe një ndalesë elegante e këtij turi ishte në ‘Padam’ ku shumë të ftuar u njohën më nga afër me historinë e vlerave të Riso Scotti, me historinë e bashkëpunimit me kompaninë  Lider ne treg ‘Teuta’ si dhe shijuan një menu të mrekullueshme degustimi të llojeve të ndryshme të Riso Scotti.

‘Qëllimi ynë është të sjellim përsosmërinë në Shqipëri, në tryezat e familjeve shqiptare dhe bashkëpunimi me familjen Scotti na lejon të bëjmë pikërisht këtë’, u shpreh z.Arben Babameto në emër të kompanise  Teuta.

Në event morën pjesë shumë operatorë ekonomikë dhe përfaqësues të biznesit italo-shqiptar, si ministrja e Sipërmarrjes, Sonila Qato, përfaqësuesi i zyrës tregtare në Ambasadën italiane Serafino Stajano, shefa të rëndësishëm kuzhine, biznese të ndryshme në fushën e supermarketeve, si edhe influencerë nga bota e ushqimit.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit