Keni dëgjuar për dietën Keto? Është dieta më e përfolur e momentit të cilës i kanë besuar shumë VIP-a. Mes tyre është dhe Lori Hoxha. Ajo ka një formë fizike të shkëlqyer, por për momentin, për shkak të një lëndimi në shpinë, nuk mund të bëjë palestër. Sara i ka mësuar dietën Keto dhe Lori e ka ndarë edhe me ndjekësit e Instagramit sekretin që e mban në formë.

“Mënyra e duhur për të mbajtur këtë dietë është të hash për 8 orë(jo sheqerna,jo karbohidrate) dhe të mos hash në kohën e mbetur. Quhet dieta “Keto”, kërkojeni në “google”. Ka funksionuar për njerëzit që njoh. Unë nga ana tjetër po mbaj dietën Lori, ku ha çfarë të dua për 8 orë dhe pastaj rri pa ngrënë në pjesën e mbetur të kohës, sepse sheqernat dhe karbohidratet janë ajo çfarë unë jam dhe refuzoj të heq dorë nga to.”

“Kjo vjen si përgjigje ndaj mesazheve të shumta. Nuk po ja imponoj askujt. Dhe po e bëj këtë sepse nuk mund të bëj palestër për shkak të shpinës sime të lënduar, jo sepse kam probleme me trupin. Nëse keni pyetje dërgojini mesazh ekspertëve Sara dhe Ledioni”-ka vijuar ajo.