Zyrtarisht verë dhe kur themi “verë”, paralelisht me të na shkojnë në mendje një sërë gjërash të tjera si psh: argëtim, plazh, diell, det SHALQI. A mund ta mendoni një ditë të nxehtë pa praninë e këtij fruti freskues?
Neve jo, ndaj u ndalëm t’ju themi disa fakte interesante që lidhen me përfitimet që trupi dhe shëndeti ynë kanë kur konsumojmë shalqi.

Përveç përqindjes së lartë të ujit që gjendet tek ky frut, studimet e fundit janë përqendruar tek vlerat e farave. Këto të fundit janë të ngrënshme dhe përmbajnë vlera të larta ushqyese.

Komponentët kryesor të farave të shalqirit janë proteina, vitamina B, magnezi, fosfori, hekuri, kaliumi, mangani etj. Përveç kësaj, farat e frutit kanë shumë pak kalori.

Më poshtë Shije ju rendit 10 përfitime shëndetësore që vijnë nga konsumimi i farave të shalqirit:

  1. Mbajnë nën kontroll sëmundjen e diabetit.
  2. Kujdesen për shëndetin dhe funksionet e zemrës.
  3. Mbajnë nën kontroll presionin e gjakut.
  4. Luftojnë lodhjen.
  5. Forcojnë metabolizmin.
  6. Ndihmojnë për të rënë nga pesha.
  7. Lehtësojnë dhimbjet e muskujve dhe parandalojnë ngërçet.
  8. Përmirësojnë kujtesën.
  9. Zvogëlojnë rrezikun e degradimit të parakohsshëm të syve (humbjes së shikimit).
  10. Mbajnë nën kontroll yndyrnat trupore, si dhe përmirësojnë funksionet e trurit.

Si ta konsumoni?

Ka dy mënyra: Duke pjekur farat në furrë ose duke bërë çaj nga farat e shalqirit.

  • Për të përgatitur çajin mjafton që një grusht me fara të shalqirit t’i hidhni në një enë, me 4 gota ujë.
  • Ndiqni të njëjtën procedurë si dhe me çajrat e zakonshëm.
  • Kohëzgjatja: I zieni farat për rreth 45 minuta, duke e mbuluar enën me një kapak.
  • Pas kësaj, largoni enën nga soba dhe e lini çajin e farave të shalqirit të ftohet.

 

Përgatiti: I.Barushi
Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit