Tani që është anëtare e familjes mbretërore, Meghan Markle siç ka ca benefite, i duhet edhe të heqë dorë nga disa rregulla shpesh dhe arkaike të etikës mbretërore. Një prej tyre është dhe të heqë dorë nga ushqime të caktuara kur udhëton në vende të reja.

Si anëtare e familjes mbretërore, Meghan-it nuk i lejohet të hajë hudhër gjatë udhëtimit—të paktën për sa kohë është në vizita zyrtare. Pse? Pak a shumë për arsyen e qartë.

Sipas Sunday Express: “Hudhra ndalohet të përdoret në ushqimet që konsumon familja mbretërore. Kjo për të parandaluar erën e keqe të gojës që shkakton ajo.”

Dhe ky rregull nuk pritet ndryshojë së shpejti, duke qenë se Mbretëresha Elizabeth e urren  hudhrën.

‘Ne kurrë nuk mund të shërbejmë ushqime me hudhra ose shumë qepë”, ka shpjeguar Darren McGrady, shefi royal në Buckingham Palace për RecipePlus. “Mbretëresha nuk lejon hudhra në menu”.

Anëtarët e familjes mbretërore nuk duhet gjithashtu të hanë fruta deti gjatë vizitave mbretërore për shkak të riskut të tyre të lidhur me helmimin. Përveç se mund të sëmuren, ata mund të humbasin vizita të rëndësishme zyrtare.

Së shpejti, Duka dhe Dukesha e Sussex, në kuadër të turit të tyre të Commonëealth në Austali, do të vizitojnë ishujt Fiji, Mbretëninë Tonga dhe Zelandën e re.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit