Është gjatë gjithë kohës në turne e koncerte, ka pasur mundësi të provojë kuzhinën e gjithë vendeve të botës, por kur kthehet në shtëpi Rita Orës mideja i flet shqip. Dhe bashkë me mamin, Verën ato kanë gatuar byrek të cilin në Kosovë e quajnë pite. I sapopjekur, me ngjyrë të kuqërremtë byreku ta bën me sy. Për t’i zbutur piten e sipërme, Vera ka përdorur pak qumësht. Një truk që mund t’ju shërbejë dhe ju.

 

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit