Gazetarja e njohur Iva Tiço dhe Enkel Demi, do të kenë tanimë blogun e tyre të gatimit. Ky lajm i shpërndarë nga vetë Iva, në llogarinë e saj të Instagramit, nuk mund të kalonte pa u vënë re nga “syri” i Shijes.

“Nuk kemi ndonjë pretendim të madh për tu bërë kuzhinierë, por thjesht një hapsirë më shumë ku mund të bëjmë bashkë ushqimin dhe të shkruarën…dhe ç’të vijë përpara ” shprehet Iva në statusin e saj.

Ashtu sikurse duket edhe nga fotoja, ëmbëlsirat speciale do të jenë nën kujdesin e Ivës, ndërsa mishi në dorën e Enkel Demit.

Shumë shpejt blogun e tyre të quajtur rozmarina.al do ta gjeni online dhe do të keni mundësi për tu njohur me recetat, ti mbani shënim, e pse jo ti përgatisni e shijoni nga duart tuaja. 

Atëherë, jeni gati për gatimet e Ivës dhe Kelit?

Ps: Hey, kujdes se mos na harroni Revistën Shije...! 

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit