Po mendoni për petulla me mjaltë, reçel ose çokokrem por jo, ne dalim jashtë parashikimeve! Sot do t'ju mësojmë të përgatisni petulla të kripura për familjen dhe të vegjlit tuaj!

Me kunguj dhe nenexhik ato kanë një shije fantastike, freskuese dhe mbi të gjitha janë tepër ushqyese.

Përbërësit:

  • 2 kunguj mesatarë
  • 2 vezë
  • 2-3 lugë miell
  • djathë kaçkavall të grirë
  • nenexhik
  • kripë

Përgatitja:

  • Prisni shumë hollë kungujt dhe i lini mënjanë me pak kripë.
  • I përzieni më pas me 2 kokrra vezë, 3 lugë miell, kaçkavallin e grirë dhe nenexhik.
  • Pasi ta keni përzier mirë, i skuqni me pak vaj deri sa të marrin një ngjyrë të lehtë! Gati për tu shijuar!

 

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit