Mendoni se enët e djegura nga gjellët nuk mund të pastrohen dhe të shkëlqejnë më si më parë? Ne ju themi se mundet!

Zgjidhja gjendet tek një truk i lehtë:

  • Mbushni tenxheren ose tiganin e djegur me ujë dhe e vendosni në zjarr të ziejë. Shtoni më pas 2 lugë sodë buke.
  • Nëse tenxherja është shumë e madhe, mund t'ju duhet dhe 1 lugë tjetër me sodë buke. Sapo të keni hedhur sodën në ujin e vluar, e përzieni me një lugë druri.

KUJDES: Nuk duhet të përdorni lugë tjetër përveçse të drurit.

Me lugën e drurit fërkoni pjesën e djegur dhe do të shihni sa lehtë do të pastrohet tenxherja.
Pas pak minutave, tenxherja juaj do të bëhet si e re. Sapo të jetë hequr e gjithë pjesa e djegur dhe të jetë pastruar plotësisht, tenxheren mund t’a lani dhe një herë në fund me ilaçin e enëve.

 

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit