Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Tiranë, në orën 11:02 të paradites së të mërkurës. Epiqendra e tërmetit ishte 30 km në veriperëndim të Tiranës.

Tërmeti ka shkaktuar panik te banorët, të cilët kanë dalë jashtë banesave. Pas lëkundjes më të madhe, u ndje edhe një lëkundje më e vogël që e kishte epiqendrën në Adriatik, thellësia 5 km. Magnituda e tërmetit të dytë ishte 4.

Nuk ka të dhëna zyrtare për dëme materiale. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Vlorë, Durrës dhe Fier.

Ndërsa, i gjithë vendi është përfshirë në paknik. Në Tiranë janë publikuar momente ku administrata ka dalë jashtë në rrugë, por jo vetëm.

Ndërsa, në ‘Top Channel’, gjatë emisionit të paradites " Në shtëpinë tonë" , në transmetimin live ka ndodhur një situatë paniku. Prezantuesi dhe kuzhinierja (edhe pse po gatuante) u larguan menjëherë, sapo ndjenë lëkundjet e forta.