Shumë prej nesh e dinë se një surprizë e pakëndshme mund të ndodhë në çdo moment dhe nganjëherë është edhe më e keqe sesa mund ta imagjinojmë!

Nuk e dimë nëse thembra jonë do të nxihet gjatë kalimit të rrugës apo nëse dreka do të përfundojë në bluzën tonë. Por lajmi i mirë është se ka gjëra që mund të bëni për tu siguruar që ju do të qëndroni të qetë edhe përballë situatave më të vështira.

Më poshtë po ju rendisim pesë prej tyre:

Ju ngec zinxhiri i rrobave
Kur zinxhiri në rrobat tuaja papritur ngec, mund të përdorni një laps të zakonshëm. Fërkoni të dy anët e zinxhirit me plumbin e lapsit dhe pastaj butësisht e tërhiqni atë. Çeliku është shumë i përshtatshëm për riparimin e zinxhirit.

Probleme me strecet
Nëse streçet theksojnë gabimet e posturës suaj, ka ende një mënyrë për t'i veshur ato. Poshtë tyre vishni disa pantallona të shkurtra të ngushta, dhe kështu vithet tuaja do të duken më të bukura e më të mëdha.

Stilolapsi lëshon bojë
Në këtë rast ju vjen në ndihmë xheli i zakonshëm antibakterial. E aplikoni tek njolla dhe e fshini me një pecetë apo pambuk. Pastaj lajeni me kujdes zonën. Nëse keni nevojë të freskoni frymën tuaj shpejt dhe nuk keni furçë dhëmbësh në dorë, ju mund të përtypni kokrrat e kafesë. Ato do të heqin aromën e pakëndshme dhe do të ndihmojnë pastrimin e gjuhës nga pllakat, e cila përmban shumë baktere.

Përshtati: A.Z

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit