Si të mos u thuash "po" kastravecëve? Ata kanë kaq shumë veti befasuese për organizmin, janë ushqyes dhe e ndihmojnë shëndetin tonë. Janë perimet më të përhapura në mbarë botën.

Në shumëllojshmërinë e kastravecëve fusni në çantë ata me ngjyrë të gjelbër të errët. Urime! Ju morët në shtëpi diçka të mirë për shëndetin.

Hidratojnë trupin

Nëse jeni shumë të zënë me punë dhe nuk keni kohë të merrni sasinë e duhur të ujit, atëherë një zgjedhje mjaft e mirë është ajo që të konsumoni kastravec. Në këtë mënyrë trupi juaj hidratohet, pra keni kompesuar sasinë e humbur të ujit. 

Ulin temperaturën

E kemi provuar të gjithë të digjemi nga dielli. Ashtu siç kemi provuar që të qetësojmë lëkurën e përcëlluar duke i vendosur kastravecë të freskët. Kjo, pasi kastraveci ul temperaturën si brenda në organizëm, ashtu edhe jashtë tij. Në rastin tonë në lëkurë.

Eliminojnë toksinat

I gjithë uji që ndodhet brenda këtyre perimeve vepron në organizëm si një fshesë e padukshme që pastron dhe nxjerr nga organizmi të gjitha mbetjet toksike. Sipas studimeve të kryera është vërtetuar se kastravecët mund të pastrojnë edhe gurët në veshka.

Furnizojnë organizmin me vitamina ditore

Duket gati e pabesueshme se tek kastravecët ndodhen të gjitha vitaminat për të cilat trupi ka nevojë gjatë një dite. Ata janë të pasur me vitaminën A, B dhe C, të cilat mbrojnë sistemin imunitar, hidratojnë lëkurën dhe ju mbajnë energjikë. Në këtë mënyrë mund të themi me bindje të plotë se kastravecët janë aleatët më të mirë të lëkurës. Ata e pasurojnë atë me mineralet e duhura. 

Nxisin tretjen dhe këshillohen për dieta

Të pasur me ujë dhe të varfër në kalori: këto karakteristika i bëjnë kastravecët idealë për të gjithë ata që duan të humbasin disa kile. Përdorni tarator me kos pa yndyrë në çdo vakt dreke. Në këtë mënyrë i keni bërë nder metabolizmit tuaj. Nga ana tjetër konsumimi i kastravecëve do t'ju bëjë të ndiheni të ngopur e do ta mbani larg urinë.

Luftojnë diabetin, ulin kolesterolin, kontrollojnë presionin e gjakut

Lëngu i kastravecëve përmban një hormon që është i nevojshëm nga qelizat e pankreasit për prodhimin e insulinës cili është i dobishëm tek pacientët diabetikë. Hulumtuesit kanë zbuluar një përbërës të quajtur sterol që ndodhet te kastraveci e që mund të ndihmojë në uljen e niveleve të kolesterolit. Ata gjithashtu përmbajnë shumë fibra, potasium dhe magnez. Këta përbërës ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut. Të gjitha këto cilësi i bëjnë ata mjaft të dobësim për organizmin tonë.

Freskojnë gojën me mirë sesa mentet

A e keni venë re se ndërsa konsumoni një kastravec fryma juaj e gojës ka një aromë më të pastër e të këndshme? Kjo pasi lëngu i tyre shëron dhe freskon mishrat sëmura të dhëmbëve. Për ta vërtetuar merrni një fetë kastraveci, përtypeni mirë dhe ngadalë për gati një minutë e gjysmë. Lëndët e tij do të vrasin të gjitha bakteret në gojën tuaj, përgjegjëse për shkaktimin e frymës së pakëndshme.

Zbusin flokët dhe thonjtë

Silici që ndodhet te kastraveci i bën flokët dhe thonjtë tuaj me të shndritshëm dhe të shëndetshëm. Nga ana tjetër sulfuri dhe silici nxisin rritjen e thonjve dhe flokëve, për pasojë do të keni flokë dhe thonj më të gjatë. Nëse pini një gotë me lëng kastraveci dhe karotash, do të keni më pak dhimbje nga artiti. Kjo pasi ato ulin nivelin e acidit urik.

Ju ndihmojnë nëse keni pirë alkool

Nëse gjatë fundjavës keni pirë alkool dhe e keni kaluar masën, atëherë hani një kastravec apo pini një gotë lëng prej tyre dhe do të nesërmen do të zgjoheni pa dhimbje koke. Kastravecët janë të pasur me vitaminë B, sheqerna dhe elektrolite që ndihmojnë organizmin tuaj të rikuperohet më lehtë.

 

Të gjitha arsyet që keni përmendur më lartë shpresojmë t’ju bëjnë të kuptoni sesa i rëndësishëm është konsumimi i tyre. 

 

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit