A keni pore në lëkurën tuaj? Ju janë shfaqur tani apo i keni pasur edhe më përpara?

Epo në fakt poret shfaqen më së tepërmi nga mbingarkimi i fytyrës me kremëra, produkte kozmetike dhe nga pluhurat.

Më poshtë ju tregojmë se çfarë duhet të bëni për to:

Poret e lëkurës prodhojnë një substancë të ngjashme me vajin, të quajtur sebum. Është e nevojshme për të mbajtur lëkurën të hidratuar dhe të ngopur me oksigjen. Por nëse lëkura prodhon shumë sebum dhe nuk merr kujdesin e duhur, poret bëhen të pista, zgjerohen dhe mund të çojnë deri në akne.

Arsyet kryesore për poret e mëdha:

Prodhimi i tepërt i sebumit. Kjo mund të shkaktohet nga ushqimi i keq, stresi, ekspozimi i dritës së diellit pa sunscreen, lloji i gabuar i kremit ose kozmetika e lirë.

Një rënie në elasticitet. Me moshën, prodhimi i kolagjenit ngadalësohet, lëkura bëhet më pak elastike dhe poret duken më të mëdha. Dëmet për shkak të ekspozimit të dritës së diellit gjithashtu çojnë në shkatërrimin e kolagjenit.

Gjenet. Shkencëtarët zbuluan se poret e grave aziatike nuk ndryshojnë shumë me moshën, por poret e grave indiane bëhen më të mëdha. Ju nuk mund të ndryshoni gjenet tuaja, por nëse ndryshoni qasjen tuaj ndaj kremërave dhe ushqimit, ju mund të ndihmoni që fytyra juaj të duket më mirë.

Çfarë mund të bëhet:

  • Nisni dietën, procedurat e kujdesit të lëkurës dhe ndryshoni përbërësit e kozmetikës suaj.
  • Mbroni lëkurën tuaj nga shkatërrimi i kolagjenit duke përdorur sunscreen çdo ditë.
  • Ndaloni poret që të bëhen të mëdha duke i pastruar rregullisht dhe duke i hidratuar. 
  • Kjo qasje nuk do të ndryshojë llojin tuaj të lëkurës por do t'ju ndihmojë të bëni poret tuaja më të vogla dhe do ti çojë drejt zbehjes.

Përshtati: A.Z

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit