Në kohët që jetojmë denoncimet e qytetarëve lidhur me problematikat e produkteve të ndryshme ushqimore, nuk janë diçka e re. Çdo ditë dëgjojmë për raste të reja ku qytatarët shprehin pakënaqësi për produkte të skaduara, të mykura, të ruajtura në kushte higjienike jashtë normave të lejuara apo fruta dhe perime me hormone.

Ndërkohë që rastet e denoncimeve në rrjetet sociale nuk janë të pakta, reagimet nga institucionet kompetente mungojnë, çka bën që shqëtësimi të jetë edhe më i madh.

Në këtë situatë, pyetja që na mundon të gjithëve është: Çfarë po hamë? A kontrollon produktet që në konsumojmë? A mban dikush përgjegjësi për to?

Ka mjaftuar vetëm një foto e një qytetareje në inbox-in e revistës Shije, e cila denonconte rastin e domateve të mykura, të blera në një nga supermarketet e kryeqytetit. Mjaftoi kaq për të nxitur një lumë komentesh të tjera dhe për të ngritur edhe njëherë shqetësimin se ushqimi që hamë çdo ditë po na vret. Komentet në fotogalerinë e mësipërme flasin më qartë.

 

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit​