Kjo pasdite është ideale për disa petulla, recetën e së cilave kujdeset revista Shije t'jua japë. Me reçel, djathë apo çokokrem e zgjidhni ju!

Përbërësit:

  • 400 gr miell
  • 300 ml ujë (i vakët)
  • 2 vezë
  • 20 gr maja
  • 1 lugë e vogël çaji me kripë
  • një majë luge çaji sheqer

Përgatitja:

  • Në enën (tasin) me ujë të ngrohtë shtoni kripën, majanë dhe më pas shtoni pak nga pak miellin. Përzieni masën mirë.
  • Shtoni dy kokrrat e vezës dhe krijoni brumin duke e përpunuar me dorë.
  • E mbani të mbuluar me kapak enën (mund ta vendosni në furrë) për 30 minuta, deri sa të vijë brumi.
  • Në tiganin me vaj të nxehtë, të vendosur më parë në sobë, me anë të lugës shtoni brumin (petullat) të skuqet. 
  • I servirni me reçel, djathë apo çokokrem. Ju bëftë mirë!

 

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit