Tek këmbët mund të gjejmë të dhëna potenciale për problemet tona shëndetësore (gjithnjë nëse kemi të tilla).

Më poshtë do ju rendisim disa sinjale që mund të jenë tregues i shëndetit tuaj të përgjithshëm:

Këmbë me qime
Shumica e njerëzve kanë disa qime në këmbë, veçanërisht në gishta pa marrë parasysh gjininë. Megjithatë, nëse vini re se këmbët tuaja po bëhen më të lëmuara dhe kuptoni se nuk keni më qime në atë zonë, kjo mund të jetë një shenjë e problemeve serioze të qarkullimit. Zakonisht shkaktohet nga një sëmundje kardiovaskulare, si arterioskleroza e cila  ngurtëson arteriet duke e bërë të vështirë për zemrën të pompojë gjakun në mënyrë efektive në të gjithë trupin tuaj.

Thonj normal ose të dalë
Kjo gjendje lidhet me mungesën e hekurit, ndryshe e njohur si anemi që është çrregullimi më i shpeshtë i gjakut në botë. Kur mungesa e hekurit mbetet e patrajtuar mund të shkaktojë një sërë problemesh shëndetësore si lodhja, lëkura e zbehtë, dhimbje gjoksi, marramendje, dhimbje koke etj.

Plagë në pjesët anësore të këmbëve
Nëse plagët në këmbët tuaja marrin një kohë të gjatë për tu shëruar kjo mund të jetë një shenjë e diabetit. Këto lloje të plagëve quhen ulcerat diabetik. Me kalimin e kohës, nivelet e larta të glukozës në gjak dhe nivelet e larta të yndyrave si trigliceridet mund të dëmtojnë nervat tuaja. Kjo do ta bëjë të vështirë për trupin që të shërojë plagët, veçanërisht në këmbët tuaja.

Këmbë të ftohta
Megjithëse këmbët e ftohta janë një dukuri shumë e zakonshme në mesin e të gjithëve, kjo mund të jetë një shenjë e mosfunksionimit të tiroides. Aktiviteti i ulët i tiroides mund të shoqërohet me homocisteinë të tepruar, një aminoacid që është i lidhur me sëmundjet e zemrës, qarkullimin e dobët të gjakut dhe vaskulaturën e ngurtë. Mungesa e qarkullimit të gjakut në gjymtyrë si duar dhe këmbë mund të shfaqen edhe si infeksione kronike të kërpudhave.

Thonj të verdhë
Higjiena e keqe është një nga shkaqet kryesore të infeksioneve kërpudhore në thonjtë tuaj. Këto infeksione zakonisht shkaktohen nga zakonet personale si veshja e këpucëve të bëra nga materialet jo të mira që shkaktojnë djersitje. Në fund bashkohen me bakteret. Mbajtja e çorapeve të djersitura për periudha të gjata kohore ose ecja zbathur në vende publike mund të çojë gjithashtu në infeksione kërpudhore. Nëse besoni se keni një infeksion, bisedoni me mjekun tuaj rreth opsioneve të trajtimit.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit