A keni probleme me humbjen e peshës? Apo do të dëshironit të humbisni më shpejt? Ju keni ardhur në vendin e duhur. E vërteta e trishtuar është se idetë tradicionale hani më pak, ushtrohuni  më shumë, nuk punojnë afatgjatë. Në pjesën më të madhe të rasteve dorëzohemi shpejt. Numërimi i kalorive, duke u ushtruar orë më orë dhe çdo ditë është vuajtje e panevojshme e cila harxhon kohën tuaj dhe vullnetin e çmuar.

Për fat të mirë ka disa mënyra më të lehta. Në fund të fundit pesha juaj është rregulluar hormonalisht. Është i domosdoshëm zvogëlimi i hormonit tuaj të yndyrës, insulinës dhe do të humbisni lehtë peshën e tepërt.

Më poshtë është një udhëzues praktik hap pas hapi për të bërë pikërisht këtë.

  • Zgjidhni një dietë të ulët në karbohidrate
  • Hani kur jeni i uritur
  • Hani ushqim të vërtetë
  • Masni progresin tuaj pa e kthyer në një stres
  • Ji këmbëngulës
  • Gra: Shmangni frutat
  • Meshkuj: Shmangni birrën
  • Shmangni ëmbëlsuesit artificialë
  • Përdorni ilaçet në dozën e duhur
  • Stresohuni më pak, flini më shumë
  • Hani pak nga produktet e qumështit dhe arrave
  • Ushtrohuni rregullisht
  • Merrni hormonet tuaja nën kontroll
  • Nëse doni të humbisni peshë duhet të filloni duke shmangur sheqerin dhe niseshten (si bukë).

Ajo që është e re është se dhjetra studime shkencore moderne kanë provuar se, po, më pak karbohidrate është mënyra më efektive për të humbur peshë. Natyrisht është ende e mundur për të humbur peshë në çdo dietë. Hani më pak kalori nga sa ju digjni apo jo? Avantazhi kryesor i dietës së ulët në karbohidrate është se ato ju bëjnë që të doni të hani më pak. Sheqeri dhe niseshtja mund të rrisin urinë tuaj, ndërsa shmangia e tyre mund të ulë oreksin tuaj. Nëse trupi juaj dëshiron të ketë një numër të përshtatshëm të kalorive, nuk duhet të shqetësoheni  për numërimin e tyre.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit