Nuk bëhet fjalë për recetën tradicionale të fërgesës, por për një pjatë po aq të veçantë dhe me shije fantastike. Fërgesë me mish pule dhe salcë pikante, të cilën mund ta shërbeni të ngrohtë dhe ta konsumoni për drekë.  

Përbërësit:

  • 1 gjoks pule (pa lëkurë)
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë çaji vaj susami
  • ½ qepë
  • 2 thelpinj hudhër të shtypur
  • 1 lugë çaji xhinxher i pluhur
  • 2 qepë të njoma
  • 1 gotë me bizele
  • 1 karotë e qëruar
  • 1 spec i kuq
  • 1 kungull
  • ¼ e brokolit
  • 1 pako noodles orizi
  • 2 lugë çaji salcë soje
  • 2 lugë gjelle salcë djegëse e ëmbël

Përgatitja:

  • Prisni hollë specin, karotën dhe kungullin.
  • Prisni brokolin në pjesë të vogla dhe mbajeni për 30 sekonda në ujë që po zien.
  • Shpëlajini me ujë të ftohtë menjëherë dhe i kulloni.
  • Hidhni bizelet për një minutë në ujë për t’i zier.
  • Shpëlajini me ujë të ftohtë më pas dhe i lini të kullojnë.
  • Gatuani noodles për rreth 2 minuta në ujin që po zien. Kohëzgjatja e zierjes varet nga trashësia e noodles.
  • Pritni hollë gjoksin e pulës. Skuqni thelat e holla të pulës me vaj ulliri dhe shtoni hudhrën.
  • Shtoni perimet e prera në tigan dhe i skuqni për 3-4 minuta.
  • Më pas shtoni bizelet, brokolin dhe i kavardisni për 1 minutë.
  • Shtoni gjysmë gote ujë me salcën djegëse të ëmbël, salcën e sojës dhe vajin e susamit.
  • Shtoni noodles dhe i ngrohni për rreth 1 minutë.
  • Shërbejini me qepë të njoma të prera hollë. Ju bëftë mirë!

 

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit