Dëmet që shkaktohen nga buka e ngjyrosur janë të shumta për organizmin e njëriut dhe në jo pak raste mediat e kanë denoncuar këtë fakt me raste konkrete.

Nëse ju jeni konsumatorë të bukë së zezë duhet të dini që një bukë e vërtetë përmban vetëm miellin e zi, maja dhe kripë.

Një bukë e vërtetë dhe pa ngjyrues, nëse e prisni do të ketë një ngjyrë të errët kafe dhe copëzat e himes në sipërfaqen e saj duhet të dallohen shumë lehtë.

Për tu bindur edhe njëherë që buka që po konsumoni nuk do të shkaktojë dëme për organizmin tuaj bëni këtë ekperiment të thjeshtë me ujë.

Ja çfarë ju duhet:

  • 1 gotë me ujë
  • 1 fetë bukë

Çfarë duhet të bëni?

  •  Eshtë e thjeshtë. Futeni bukën brenda gotës me ujë dhe e lini përreth 20 minuta.
  • Më pas e hiqni bukën dhe shihni me kujdes ngjyrën e ujit. Sa më e theksuar të jetë ngjyra (nëse është e tillë), aq më e lartë është përqendrimi i ngjyruesve artificialë që ulin kostot e prodhimit të bukës.

Koha për ti kërkuar llogari bukëshitësit dhe për të ndryshuar vendin e blerjes! 

Nga: A.Z
Foto marrë nga Top Channel 

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit