Përmes një fotoje të denoncuar në portalin Jeta “Osh Qef”, bëhet i ditur “misteri” se ku shkon malli që u sekuestrohet nga policia bashkiake, shitësve ambulantë.

Ajo çka të bie në sy menjëherë është numri jo i vogël i arkave me ushqime të mbledhura dhe prania e një zonjushe e cila mbush qeset e saj pikërisht me këto ushqime. Për të ardhur keq apo jo?

Duhet thënë që komentuesit ndahen në dy ekstremitete: Ata që e përçmojnë një pamje të tillë, por ka edhe nga ata të cilët thonë se shqiptarët duhet të shkëputen nga koha e mesjetës dhe në asnjë mënyrë shitësit ambulantë nuk duhet të lejohen të tregtojnë në rrugë mes pluhurit e vapës.

Po ju të cilit mendim jeni?

Na thoni përshtypjet tuaja në koment.

Nga A.Z
Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit