E ftuar dje në emisionin e Rudinës, gazetarja Alma Çupi tregoi sesi arriti të humbasë 7 kg për dy muaj.

Alma tregoi se për hir të emisionit të saj “Histori Shqiptare” i duhet të jetë gjithnjë në lëvizje e si rrjedhojë jo  pak herë i është ngjitur malit. Joga edhe kërcimi janë gjithashtu pjesë e pandarë e saj. 

Por edhe dieta që ndoqi me dy vezë në ditë, një banane, një avokado dhe sallatë për darkë rezultoi të ishte tepër efektive në humbjen e 7 kg në më pak se dy muaj.

Tani e mësuat edhe ju. Lëvizni sa më shumë, ndryshoni regjimin ushqimor dhe kilogramët shtesë s'do të jenë tjetër veçse një makth i keq!

A.Z
Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit