Nëse edhe ti je adhurues i kësaj ëmbëlsire tradicionale, je në vendin e duhur. Vetëm me 4 hapa, Revista Shije do ju mësojë si ta përgatisni.
Ju vetëm mbani shënim dhe nisni sa më parë nga puna... 

Përbërësit:

  • 200 gram oriz
  • 8 lugë gjelle sheqer kaq
  • 1/5 L qumësht
  • 1 pako të vogël vanilje
  • ½ lëkurë limoni
  • Reçel luleshtrydhe (opsionale)

Përgatitja:

  1. Në fillim zieni orizin në një tenxhere me 1.5 L ujë pa kripë. Orizi duhet të zbutet dhe ta ketë thithur plotësisht ujin.
  2. Shtoni qumështin, lëkurën e limonit, sheqerin dhe e lini edhe 20 minuta të tjera (me zjarr pak të ulët).
  3. Duhet ta trazoni vazhdimisht në mënyrë që të mos ngjisë. Shtoni në fund vaniljen pluhur.
  4. E shpërndani sultjashin në disa kupa dhe e lini të ftohet. Para se ta servirni nëse dëshironi mund ta shoqëroni sipër me pak reçel. Ju bëftë mirë!

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit