Tërshëra është një nga produktet më “trendy” të kohëve të sotme, e kjo jo pa arsye. Dietologët rekomandojnë gjithmonë e më shumë konsumimin e tërshërës, duke e bërë pjesë të rutinës ushqimore të përditshme. Kjo për shkak të vlerave të larta ushqyese që ky produkt mbart.

Zakonisht këshillohet të konsumohet në mëngjes, në mënyrë të atillë që trupi ynë të marrë të gjitha vlerat ushqyese dhe energjinë e nevojshme për të gjithë ditën. Tërshëra është gjithashtu një zëvendësuese e mirë e bukës, kjo për të gjithë njerëzit që kërkojnë të minimizojnë përdorimin e kësaj të fundit.

Më poshtë, ne do t’ju tregojmë disa nga vetitë e këtij produkti dhe efektet pozitive që jep në trupin tonë:

  • Stimulon mëlçinë të prodhojë lektinën që ndihmon në pastrimin e plotë të trupit nga toksinat
  • Ul rrezikun e presionit të lartë të gjakut
  • Ul nivelin e sheqerit në gjak
  • Ndihmon me tretjen
  • Ndalon rritjen e peshës
  • Parandalon sëmundjet kardiovaskulare, etj

Përdorimi i tërshërës çdo ditë sugjerohet nga doktorë, dietologë, instruktorë. Akoma nuk jeni bindur për vlerat e këtij produkti? Atëherë ne do t’ju propozojmë tërshërën. 

“Quaker”, e cila është 100% kokërr e pastër, prodhohet në Angli me standartet më të larta dhe tretet shumë shpejt nga organizmi.

Jeni skeptikë? Është deri diku e kuptueshme, kur vendos të blesh një produkt të ri. Ne, në kuzhinën e revistës Shije e provuam tërshërën “Quaker” dhe kemi sjell për ju 4 videoreceta, të cilat janë edhe një sugjerim i mirë nëse nuk dini se çfarë të gatuani me këtë produkt. Shija është fantastike!

Nëse tani po pyesni veten se ku mund ta gjeni tërshërën “Quaker”, mos u lodhni. E gjeni në çdo supermarket, në këndin e drithërave.

Tani ju mbetet vetëm ta provoni dhe të ndani me ne përshtypjet tuaja!

Ps: Videorecetat më tërshërë mund ti gjeni duke klikuar në: https://www.shije.al/index/

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit