Është e rëndësishme që dietat që bëni të jenë të ekuilibruara, në mënyrë që mos t'ju shkaktojnë probleme shëndetësore në të ardhmen. Dietat e pabalancuara lënë shenja në organizëm dhe në momentin e parë që organizmi do të jetë i dobët ose me kalimin e viteve, ju do të vuani pasojat.

Dieta për humbje peshe

  • Zgjat 1 muaj
  • humb 4 kg
  • kalori 1500

Për të humbur kilogramë nuk është e nevojshme të hash pak, të numërosh kaloritë e çdo pjate ose të peshosh ushqimet që do të konsumosh, madje të pretendosh të hash sa një fëmijë i vogël.

Ta shikojmë problemin në një tjetër perspektivë... Ndryshoni sjelljet... Si fillim ushtrohuni që të rrisni metabolizmin... Nuk ke kohë për palestër?! As 2-3 herë në javë?! Provoni të ecni 1 orë në ditë, të ngjisni shkallët ose të lëvizni me biçikletë në fundjavë. Po kështu nga ushqimet eliminoni yndyrat, si: gjalpi, vaji ose margarina, djathërat e yndyrshëm, frutat e thata, ëmbëlsirat, që janë dhe armiqtë më të mëdhenj të fizikut tuaj.

Konsumoni sa më shumë peshk, perime, jeshillëqe e bishtajore, që janë të pasura me potas dhe fibra për të stimuluar zorrët. Preferoni mënyra gatimi që nuk kërkojnë yndyra, si: të gatuara në avull, në furrë dhe në grilë.

E hënë

  • Mëngjesi: kafe ose çaj jeshil, 2 feta bukë integrale, 50 g djathë i freskët.
  • Paradite: 2 mandarina.
  • Dreka: sallatë jeshile me domate, asparag, lakër dhe 5 kokrra ullinj të zinj, 150 g mish viçi.
  • Pasdite: 5 luleshtrydhe.
  • Darka: supë orizi me perime, 150 g qefull i zier, 1 kos.

E martë

  • Mëngjesi: lëng portokalli, 2 biskota integrale me pak gjalpë dhe mjaltë.
  • Paradite: 6 bajame.
  • Dreka: sallatë me lakra të gjalla me një mollë të grirë, 150 g pule në grilë me majdanoz e hudhër.
  • Pasdite: 1 kokërr hurmë.
  • Darka: patëllxhanë e speca në furrë, 100 g proshutë e tymosur, 1 mollë jeshile.

E mërkurë 

  • Mëngjesi: kafe, 2 biskota me gjalpë e marmelatë.
  • Pasdite: 1 filxhan çaji me selino e majdanoz.
  • Dreka: sallatë me djathë të grirë e karota, rizoto me perime.
  • Pasdite: çaj jeshil me një biskotë integrale.
  • Darka: asparag të zier, peshk në grilë, 1 kumbull.

E enjte

  • Mëngjesi: lëng portokalli, 1 briosh integral.
  • Paradite: 1 portokall.
  • Dreka: sallatë me thjerrëza, kaperi e domate, fileto peshku në skarë, 1 kos.
  • Pasdite: kos frutash.
  • Darka: peshk bakala në furrë me perime, 1 frutë.

E premte

  • Mëngjesi: kafe ose çaj, 2 feta bukë integrale të thekura me pak gjalpë.
  • Paradite: lëng portokalli me karotë.
  • Dreka: sallatë me domate, me djathë mocarela dhe qepë, 150 g mish lepuri në skarë, 1 frutë.
  • Pasdite: 1/2 avokado.
  • Darka: sallatë me qepë, karota e djathë, 150 g troftë në skarë, 1 frutë.

E shtunë

  • Mëngjesi: kafe ose çaj, 2 biskota integrale me gjalpë e mjaltë.
  • Paradite: 5 thelpinj arra.
  • Dreka: karçiof në furrë, shishqebap me perime e mish viçi.
  • Pasdite: lëng panxhari e karote.
  • Darka: pure kungujsh, 2 vezë të ziera, 1 kuti me salmon ose ton, 1 kos.

E diel

  • Mëngjesi: kafe ose çaj, 2 feta bukë integrale me marmelatë.
  • Paradite: lëng qitroje.
  • Dreka: supë me perime mikse, fileto me kërpudha.
  • Pasdite: kos frutash.
  • Darka: asparagë të bardhë me majonezë light, 1 kos pa yndyrë me fruta.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit