Sot është festa e fërgesës. ‘Peshkatarja e perlave të kulinarisë shqiptare’, siç e quajmë ne Dhurata Thanasin organizon një aktivitet që ka si qëllim rilindjen e kulturës së festave dhe njohjen e kulinarisë së trevës së Shqipërisë së Mesme.  Është një nismë e “Luga e Argjendtë” në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Restorant Ceren aty ku do bëhet festa sot ne oren 19.00.

Disa nga bashkëpunëtorët janë: Silva Subashi nga Fabrika e Prodhimit të Vajit të Ullirit Subashi, Shef Ismet Shehu dhe Shef Bledar Kola nga Restorant Mullixhiu.

Po cilat janë detajet e një feste si kjo? Do  të prezantohen gjashtë tipe fërgesash të recetave të vjetra, por të servirura meelegancë dhe në mënyrë bashkëkohore nga dy shefat e kuzhinës shqiptare Ismet Shehu dhe Bledar Kola. Përveç 2 fërgesave tashmë të njohura, si ajo me speca, gjizë, domate dhe Tava e Dheut, do prezantohen dhe 4 fërgesa të tjera të rralla, recetat e të cilave janë mbledhur nga Dhurata Thanasi, falë bashkëbisedimeve dhe hulumtimeve të saj me familjet e vjetra tiranase. Shumica e tyre njihen pak, nga një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve.

Dy shefat e kuzhinës Bledar Kola dhe Ismet Shehu do t’i sjellin këto receta me produkte 100% shqiptare dhe të stinës. Sesi gatuhen ato, do t'ua themi pas akvititetit. Na ndiqni...

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit