Nëse i pëlqeni makaronat do ndiheni të privilegjuar të mësoni se Meghan Markle ka një recetë për pastën bolonjeze, që është po aq e famshme sa ajo.

Receta ju kërkon të gatuani kungullin e njomë dhe qepët me orë të tëra, për ti shndërruar në një salcë të lavdishme dhe magjike.

Si fillim ju duhen:

  • 4 qepë
  • 1 kungull të njomë
  • 2 gota ujë
  • 1 koncentrat perimesh

Përgatitja:

  • Si fillim do të prisni imët kungujt dhe qepët.
  • Më pas i skuqni të dyja në një tigan me pak vaj ulliri.
  • Shtoni koncentratin dhe ujin. Tani e lini ta pijë ujin ngadalë, në zjarr të avashtë për 4 orë. Pas 4 orëve do ti shtoni përsëri ujë. Në përfundim salca do të jetë trashur dhe tani është koha ta hiqni nga zjarri.
  • Makaronat i përgatisni me mënyrën e zakonshme. Shtojini sipër salcën që sapo përgatitët dhe shijojeni!

Përshtati: A.Z
Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit