Operatorët e biznesit ushqimor duhet të deklarojnë në etiketën e mallrave vlerat ushqimore dhe alergentët që përmban produkti. Ky është vendimi i qeverisë shqiptare që tregon se duke filluar nga ky vit dhe në vazhdim, subjektit i duhet të sigurojë kriteret e lartëpërmendura.

Viti 2019 do të ndalojë kategorikisht mosdeklarimin e origjinës së lëndës së parë, duke shmangur kështu përpjekjet për abuzime.

Qëllimi është që konsumatori shqiptar të informohet dhe të krijojë besim në tregun shqiptar, sidomos përsa i përket karakteristikave të ushqimit, efekteve dhe vetive tij.

Nëse deri dje kjo bëhej në mënyrë fakultative, me vendimin e ri këto operatorë detyrohen ti paraqesin ato në etiketat e notifikuara të produktit.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit