Fruti që po dominon më së shumti në Instagram është ai i stinës: Shalqiri. Disa nga vipat kanë zgjedhur ta identifikojnë veten  me të, duke nisur nga Klaudia Pepa, Alketa Vejsiu e Beatrix Ramosaj.

Me siguri dhe shumë foto të tjera janë rrugës deri në mbarim të verës.

Por meqënëse jemi tek ky frut Shije po parapëlqen t’ju rendisë më poshtë disa nga vlerat e tij dhe arsyet pse këtë sezon duhet të konsumoni sa më shumë shalqi (dhe jo ta përdorni vetëm për foto).

Kërkimet shkencore kanë konstatuar aftësitë e shalqirit si një ndihmë natyrore kundër sëmundjeve kardiake si dhe në uljen e nivelit të kolesterolit të keq. Konsumi i shalqirit mund të lejojë edhe mbajtjen e peshës nën kontroll. Citrulina, një substancë e pranishme te shalqiri e bën këtë frut të përshtatshëm për të parandaluar hipertensionin dhe sëmundjet kardiake. Studimet thonë se mjafton një fetë shalqi në ditë që të ndihmojë organizmin tonë për të ulur nivelet e kolesterolit në gjak.

Shalqiri nuk është një gjithnjë frut i zezonit por duhet përfituar nga prania e tij në verë për ta shijuar të freskët dhe në kohën e duhur të pjekjes. Gjithashtu shalqiri ndihmon në përmirësimin e gjumit.

Dy feta shalqi pas darke ndihmojnë organizmin në prodhimin e serotoninës. Kur, në orët ë mbrëmjes niveli i serotoninës ngrihet, truri bëhet më pak i ndjeshëm ndaj sinjaleve shqetësuese, sikurse mund të jenë zhurmat, duke e ndihmuar për një gjumë të qetë.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit