Fshati Tushemisht i Pogradecit ka organizuar ditën e djeshme një festë me gatimet tradicionale të zonës duke u quajtur kështu “Festa e Teto Ollgës”.

Kjo festë zhvillohet për herë të parë në këtë fshat ku  janë luajtur dy filmat e njohur nga aktorja Violeta Manushi, por që me siguri nuk do të jetë e fundit. Festa nis me prerjen e bostanit, e cila na kthen pas në kohë, plot 42 vite më parë kur xhirohej “Zonja nga qyteti”.

Gjithashtu u zhvillua edhe një konkurs me gatimet tradicionale nga bujtinat e Tushemishtit, të cilët kanë ruajtur emrat e filmave dhe personazheve.

Juria që përbëhej nga banorët e zonës, pasi provonte gatimet jepnin mendime për shijen e tyre.

Në fshatin Tushemisht të Pogradecit, në nder të aktores Violeta Manushi, është ngritur edhe një bust, duke u kthyer kështu në një pikë atraksioni për shumë turistë.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit