Prej 10 vitesh, 28 korriku është njohur si Festa e Lakrorit në Korçë... 

Nëse ende nuk i keni bërë planet për këtë fundjavë Korça është destinacioni i duhur. Në orën 18:00, përpara bashkisë së Korçës do të bëhet nisja për në Polenë, një fshat ku do të festohet për lakrorin.

Festa e Lakrorit që zhvillohet vetëm në një ditë, është pjesë e paketës së festimeve të përfshira nga Bashkia e Korçës për sezonin turistik të verës. Gjithçka që duhet për përgatitjen e lakrorëve me dy petë vihen në dispozicion nga Bashkia e Korçës për amvisat korçare në Festën e Lakrorit, ku gra të qytetit dhe fshatit, të ndihmuara nga burrat, apo vajzat, të cilave u trashëgojnë këtë traditë, gatuajnë lakrorët me dy petë.

Kjo festë, ashtu si dhe ajo e birrës, synon që të zhvillojë më tej turizmin tani në periudhën e verës, ku Korça frekuentohet nga shumë pushues.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit