“Ku mund të gjej akullore me frut pasioni ju lutem?”

Kjo ka qenë pyetja e Jona Spahiut drejtuar ndjekësve të saj në Instagram, shoqëruar me një foto të akullores që moderatores në muajt e fundit të shtatzënisë mesa duket i ka shkuar nepsi.

Kujtojmë se rreth një muaj më parë, Jona Spahiu dhe partneri i saj Frenklin Ymeri celebruan dashurinë e tyre në një martesë përrallore.

Por meqë këtu ne jemi tek Shije nuk mund t’ju lëmë pa ju përmendur edhe disa përfitime që jo vetëm gratë shtatzëna, por kushdo ka nga konsumimi i akullores me fruta ekzotike.

Vetitë ekzotike të frutit të pasionit janë të njohura gjerësisht për shëndetin e lëkurës, kryesisht kur kombinohen mrekullisht me përbërës të tjerë të dobishëm. Në Amerikën e Jugut, ky frut, përdoret për probleme mjekësore, në mënyrë të veçantë, për luftimin e ankthit, pagjumësisë, astmës, bronkit dhe infeksioneve të traktit urinar.

Fruti në fjalë, është i pasur me vlera të larta ushqyese, konsumohet i freskët, ose si përbërës shtesë në akullore, kokteje, shurupe etj., etj. Frutat e freskëta të Pasionit përmbajnë vitaminë C (36%), fibra dietike (42%), vitaminë B, riboflavin (11%), niacin (10%), hekur (12%) dhe fosfor (10%).

Zgjedhje e mençur Jona! 

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit