Ndoshta as që e kishit menduar ndonjëherë, por ngjyra e buzëkuqit që ju shkon më shumë, përcaktohet ndër të tjerash edhe nga shenja e horoskopit që mbartni.

Më poshtë po ju tregojmë për secilën shenjë:

Dashi
Si shenja e parë dhe njëkohësisht e zjarrit, ngjyra e kuqe është absolutisht më e përshtatshmja. Impulsive dhe e guximshme….

Demi
Ka buzët më të bukura në zodiak. I përshtaten tonet shumë femërore të tilla si roza e lehtë.

Binjakët
Ekspertët e mençur, binjakët e zodiakut tërheqin shumë vëmendje me atë çka nxjerrin nga goja. Kjo shenjë ka një shkëndijë rinore dhe një pamje të ndritshme, kështu që duhet të shmangë efektin e rëndë dhe të vjetër të një buzëkuqi të errët.

Gaforrja
Udhëhequr nga hëna, gaforrja është një shenjë natyrale e zodiakut, me një lëkurë të shkëlqyer. Ngjyrat me shumë shkëlqim, gati si perlat janë ideale për to. Shenjë rebele, por edhe e butë, mund t’ju befasojë me ngjyrat e guximshme të buzëkuqit.

Luanët
Eshtë dramatik, krijues dhe i qetë në qendër të vëmendjes, prandaj mund të bëjë një përshtypje verbuese me buzë portokalli.

Virgjëresha
Të njohur për bukurinë e tyre të sinqertë, virgjëreshat janë engjëllorët e zodiakut dhe shpesh kanë nevojë vetëm për buzëkuqin e duhur për të rritur bukurinë e tyre. Ngjyrat e tokës, gati si ajo e kumbullave mund të komplimentojnë pamjen e tyre të freskët dhe të rafinuar.

Peshorja
Një pamje e këndshme dhe aspak ekstreme. E ekulibruar me ngjyrat nude, kjo është bukuria e kësaj shenje përsa i takon buzëve.

Akrepi
Akrepi misterioz, ka si aleat ngjyrën lejla. Me këtë ngjyrë janë tërësisht të transformuar nga përditshmëria dhe shumë joshës.

Shigjetari
I pëlqejnë ngjyrat e gjalla, gati të gjitha ato të ylberit. I pëlqen gjithashtu të eksperimentojë me ngjyrat blu, tullë të kuqe ose vjollcë.

Bricjapi
Pak klasik dhe konservator, kësaj shenje i shkon buzëkuqi sa më natyral, për të nxjerrë në pah vetëm buzët e bukura. Ka një stil bukurie magjik.

Ujori
Shenja që guxon të jetë ndryshe. Ujori ka një qasje tërësisht unike për bukurinë. Ngjyra e kuqe e flaktë është ideale për këtë shenjë revolucionare.

Peshqit
Nga të gjitha shenjat e ujit, peshqit janë më të ëmbël, artistik dhe shpirtëror. Ngjyrat e sirenave të detit janë buzëkuqët ideal. Ato fillojnë nga shumëdimensionalet deri tek ato me shkëlqim të lartë, brenda kornizës së koraltë. Udhëhequr nga planeti Neptun, ky është kameleoni i zodiakut dhe si i tillë mund të përdorë krijimtarinë deri në pamjen përfundimtare. 

Përshtati: Adela Zeneli
Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit