Sot është dita e parë e muajit gusht, ditë kur shumica e njerëzve lëvizin për të kaluar pushimet në bregdet dhe në vendet malore. Duke ju uruar pushime të këndshme ju kujtojmë se, sot më shumë se kurrë duhet të tregoheni të kujdesshëm.

Shijoni udhëtimin!

• Shmangni udhëtimet në orët e nxehta të ditës, 11:00-17:00
• Kontrolloni gjendjen teknike të makinës para nisjes, nivelin e fryrjes së gomave dhe nivelin e ujit në motor
• Konsumoni sa më shumë ujë
• Mos harroni kutinë e ndihmës së parë
• Gjatë ndalesave shmangni ngrënien e shpejtë, ushqimet e rënda, pijet alkoolike, lëngjet e gazuara, ato me shumë sheqer dhe me kafeinë
• Mundohuni të mos e parkoni makinën në diell
• Nëse duhet të ndaloni mos i lini njerëzit ose kafshët, qoftë edhe për një kohë të shkurtër, brenda makinës së parkuar në diell
• Nëse makina ka sistem ajrimi të kondicionuar, rregulloni temperaturën në mënyrë që diferenca të jetë jo më poshtë se 5 gradë me ambientin jashtë
• Mbani rripin e sigurimit gjatë gjithë udhëtimit
• Zgjidhni karrigen e posaçme për fëmijët dhe sigurojini mirë ata
• Mos i lini asnjëherë vetëm fëmijët në makinë
• Mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit
• Kujdes shpejtësinë, respektoni kufizimet e saj dhe distancën e sigurisë me makinat e tjera.

Marrë nga ISHP 
Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit