Është ndarë sot nga jeta Joël Robuchon, chef-i me më shumë yje Michelin në botë, 31 të tilla. Ai ndërroi jetë në Zvicër këtë paradite, pasi vuante prej kohësh nga sëmundja e kancerit. Pas emrit të tij qëndronin rrjetet e njohura ‘L’Atelier de Joël Robuchon’ në Paris, Londër, New York dhe Hong Kong. Gjatë karrierës së tij, 73-vjeçari theu rekordin e yjeve Michelin, duke fituar 31 të tilla.  Në vitin 1989 mori titullin ‘chef-i  shekullit’.

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit