Modelet s’janë vajza për shtëpi? Bëni një xhiro nga Instastory i Xhesika Berberit. Ajo na ka surprizuar me sjelljet prej amvise gjatë një feste të organizuar në shtëpi. Xhesika është kujdesur që nga shtrimi i tavolinave deri tek ëmbëlsira dhe jo ëmbëlsirë dosido, por nga ajo që edhe amvisat me përvojë e bëjnë vetëm për Vit të Ri, bakllavanë.

Ajo e ka postuar dhe në Instastory ëmbëlsirën në stilin e saj dhe me siguri në fund të festës i ka surprizuar miqtë dhe ia ka dalë me sukses të presë një tryezë plot me mysafirë.