A nuk ju ka marrë malli dhe ju për një byrek të ëmbël me kungull si ai nga duart e gjysheve tona? Dietologia Blerina Bombaj sjell një recetë fantastike për ta gatuar. E konsumoni si një vakt ndryshe gjatë ditëve të nxehta të verës. 

Përbërësit (10 racione):

  • 1 kg kungull të grirë në rende
  • 2 lugë të mëdha me gjalpë
  • 5 vezë
  • pak kanellë
  • 1 filxhan çaji rrush të thatë
  • 1 filxhan çaji arra
  • 5 lugë të mëdha, niseshte
  • 7 petë të holla
  • 1 filxhan çaji susam
  • 1 filxhan çaji sheqer kaf
  • 1 gotë qumësht

Përgatitja:

  • Në një tenxhere hidhni 2 lugë gjalpë dhe kavardisni kungullin. Pasi kavardisët shtoni qumështin, e lini në zjarr të avashtë sa të pijë lëngun. 
  • Hiqni nga zjarri, i shtoni rrushin e thatë, arrat, vezët, niseshtenë. I përzieni mirë dhe në fund i hidhni kanellën. 
  • Shtroni në tepsi 7 petë të holla. 
  • Hidhni mbushjen sipër petëve dhe anësoret i mblidhni nga lart. Sipër i hidhni susamin dhe e piqni për 30 min në 180 gradë.

Marrë nga blerinadiet.al