Një supë e lehtë dhe e shëndetshme për drekë, bazë e së cilës janë misrat e stinës. Kjo recetë mund të realizohet edhe nga fillestarët në kuzhinë, që sapo kanë zbuluar pasionin e tyre për gatimin. Ne e sugjerojmë si diçka të veçantë, që i shton shijen tryezave tuaja. 

Përbërësit:

  • 1-2 kalli misri (i njomë)
  • 2 vezë
  • 1 lugë gjelle miell misri
  • 1 lugë çaji kripë 
  • ¾  l ujë
  • 1 qepë
  • Vaj susami ( ose tjetër)

Përgatitja:

  • Pritini kokrrat e misrave me një thikë. Gjysmën lërini mënjanë në një tas të vogël, ndërsa pjesën tjetër hidhini në një tenxhere me ujë që të përgatitet salca me bazë lëngun e tyre.
  • Vërini në zjarr të ziejnë për disa minuta. Kullojini me anë të një kullese dhe lëngun e tyre hidheni në një tenxhere tjetër.
  • Shtoni në të misrat e prerë të lënë mënjanë dhe vërini të ziejnë për rreth 4 minuta duke shtuar në të kripën dhe vezët.
  • Ziejini në temepraturë të lartë dhe përziejini herë pas here. Ndërkohë në një tigan shtoni miellin e misrit dhe pak ujë.
  • Më pas hidhni edhe një gotë tjetër me ujë dhe të gjithë përzierjen shtojeni në tenxheren ku po ziejnë misrat.
  • Lëreni të vlojë dhe pasi të jetë zier tërësisht, largojeni nga zjarri.
  • Shërbejeni të nxehtë duke e zbukuruar me gjethe qepe të njoma dhe vaj susami. Ju bëftë mirë!

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit