Është paksa e vështirë të ruash gjatë shijen e ëmbël të domates së verës, por jo e pamundur. Ne ju sugjerojmë të paketoni lëng domatesh në një përbërje të thjeshtë me gjalpë dhe kështu do të keni një përbërës shumë të përdorshëm, të cilin do ta ruani përgjatë muajve të vjeshtës.

Ndërsa ruajtja në kavanozë e salcës së domateve është një mënyrë akoma dhe më efikase.

Ja si t’a përgatisni:

Për të bërë rreth 2 kupa duhen:

  • 3 gota domate qershi 
  • 1 lugë gjelle gjethe trumzë të freskët
  • ½ lugë çaji kripë
  • ¼ lugë çaji piper të zi
  • 150 gr gjalpë pa kripë, në temperaturë dhome

Përgatitja:

  • Vendosini domatet në një tavë, 10 cm poshtë pjesës së sipërme të furrës dhe piqini derisa lëkura e tyre të marrë ngjyrë kafe dhe domatet të nisin të lëshojnë lëngun e tyre (duhen përafërsisht 6-8 minuta). Lërini domatet të ftohen në temperaturë dhome.  
  • Përzieni domatet e pjekura me trumzën, kripën dhe piperin në një procesor ushqimi, derisa domatet të jenë grirë imët. Prisni gjalpin në kube rreth 2.5 cm dhe shtojini në procesorin e ushqimit. Frulojini bashkë derisa gjalpi të jetë përzier mirë, përreth 30 sekonda.
  • Gjalpi i domateve mund të përdoret menjëherë ose të futet në frigorifer për 2 orë që të ngurtësohet.

Shënim: Ruajeni gjalpin e domateve të mbështjellë mirë në qese plastike apo mbajtës të posaçëm në frigorifer, përreth 1 javë. Mund ta ruani dhe në ngrirje deri në 3 muaj.

Si t’a shijoni gjalpin e domateve?

  1. Në tortelini me djathë, ravioli ose çdo lloj paste
  2. Të hedhur në rizoto para servirjes.
  3. Lyeni tostin e mbushur me rukola dhe vezë të skuqura
  4. Shtojeni sipër peshkut të pjekur, pulës ose biftekëve që të shkrijë sipër tyre.
  5. Lyeni biskotat e ngrohta, muffins etj.

 

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit