Kuzhina, ajo hapësirë e shtëpisë ku amvisat kalojnë tepër kohë duke ushtruar pasionin e tyre mbi gatimin si dhe detyrat e përditshme, tashmë po kthehet në një vend komod e me shumë lehtësira. Pajisje të ndryshme që i vijnë në ndihmë zonjave të shtëpisë kryejnë funksione të shumta dhe kursejnë kohë. 

Sot do t'ju flasim për pajisjen që pret dhe grin imët perimet. Hudhrat, karotat, patatet, qepët etj., tashmë nuk do t'ju marrin aq kohë, pasi kjo pasijsje funksionon si thika dhe i pret po aq hollë sa na duhen gjatë gatimit përbërësit e mësipërm. 

Gjithçka që duhet të bëni është të vendosni hudhrën në gropëzën e pajisjes dhe pasi ta mbyllni atë, të filloni të shtypni 4-5 herë. Shumë e dobishme pasi shkurton kohë, lehtëson punë dhe është prej inoksi.

Na thoni pak, a nuk ju duhet dhe juve një e tillë? 

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit