Dietologia Blerina Bombaj po përgatitet për vjeshtën në fermë. Ajo ka mbledhur erëzat e freskëta të kopshtit dhe i ka vendosur të thahen. Me siguri po përgatit edhe vajin e rigonit, recetën e të cilit, e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj të rrjeteve sociale. Mësojeni edhe ju:

Rigoni, erëza me veti antimykotike-antibakteriale-antivirale

"Pastroni një tufë të madhe rigon te freskët me ujë të bollshëm dhe e thani. Në një tenxhere vendosni 1-2 litra vaj ulliri dhe hidhni rigonin brenda. Vendosni nje sasi deri sa te mbushet gjithë sasia e vajit me rigon. I ngrohni për rreth 20 min me “bain marie”, më pas e vendosni ne kavanoza qelqi dhe e lini ne vend te freskët në errësirë për 4 javë. E kulloni dhe e përdorni çdo mëngjes me pak buke."

/Marre nga Instagrami i Blerina Bombaj/