Një sallatë e shijshme dhe shumë e ushqyeshme. Shoqëruese ideale e vakteve tuaja familjare, ndaj nxitoni ta përgatisni sipas recetës që ju jep Shije...

Përbërësit:

  • sallatë jeshile
  • pomodorini
  • gjoks pule
  • 2 feta bukë (shtëpie)
  • 100 gr djathë parmixhano
  • 1 lugë salcë Worcestershire
  • 1 vezë
  • kripë
  • piper
  • uthull vere të bardhë
  • 2 lugë lëng limoni
  • vaj ulliri 

Përgatitja:

  • Për të përgatitur sallatën Çezar, fillimisht lani gjethet e sallatës dhe më pas i kulloni.
  • Prisni bukën në kubikë të vegjël pasi ta keni thekur më parë. 
  • Vazhdojmë të përgatisim salcën: Në rrahësin elektrik hedhim lëngun e limonit, vezën, uthullën, salcën, kripën dhe piperin dhe i përziejmë të gjitha sëbashku.
  • Ndërkohë që përbërësit përzihen, ne i hedhim pak e nga pak vaj deri sa të përftojmë një salcë të ngjashme me majonezën.
  • Servireni sallatën Çezar duke vendosur në fund të pjatës gjethet e sallatës, më pas hidhini sipër kubet e vogjël të bukës së thekur, filetot e pulës, djathin parmixhano dhe sipër tyre hedhim salcën që përgatitëm me disa kokrra pomodorini të prera në gjysmë! Shijojeni! 

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit