Nëse ju gjenden në shtëpi kunguj dhe kos provoni të gatuani këtë recetë dhe do të shijoni pjatën më të mirë të këtij sezoni. E lehtë, freskuese, e shpejtë dhe me shumë shije e vlera ushqyese. 

Përbërësit:

  • 500 gr kos
  • 3 kunguj mesatarë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 thelpinj hudhër
  • Kripë
  • piper i zi
  • koper
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

  • Lajmë dhe pastrojmë kungujt me lëkurë duke i gërryer me një thikë.
  • I presim në feta rrumbullake dhe i rregullojmë me kripë dhe piper të zi.
  • Ngrohim vajin e ullirit në një tigan, kalojmë fetat e kungullit për skuqje dhe i lëmë deri sa të marrin një ngjyrë të artë.
  • Pasi të jenë skuqur,i vendosim në një pjatë, shtojmë kosin, hudhrat e prera hollë, kopër dhe një lugë e gjysmë vaj ulliri. Ju bëftë mirë! 

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit