Astrologjia mund të ketë një ndikim të madh në marrëdhëniet që çdokush ka me ish-in e tij dhe ja si kompostohet çdo shenjë zodiakale përballë një ndarjeje:

Dashi

Kur përfundon një marrëdhënie, një dash e trajton ish-in e tij me mirësjellje, por nëse ndihet i braktisur, përfundon duke gjetur një rast të mirë për të thënë ca të vërteta për ish-in.  Drama e tij nuk zgjat shumë sepse një dash arrin të gjejë një ngushëllim shumë shpejt.

Demi

Një person i demit zakonisht e udhëheq një lidhje, edhe nëse diçka nuk shkon mirë. Për të është shumë e vështirë ta tejkalojë duke qenë se është shumë i fiksuar pas detajeve. Do të vazhdojë të përdorë rrjetet sociale për të parë se çfarë po bën ish-i, gjë që kthehet në një vuajtje të madhe për të.

Binjakët

Rrallë vuajnë për shkak të problemeve si këto pasi janë shumë racionalë dhe mund të nisin me shpejtësi një marrëdhënie të re. Por kur braktisen, zakonisht duan shumë kohë për të superuar atë që ka ndodhur.

Gaforrja

Gaforret janë qenie shumë dramatike dhe nuk i përballojnë mirë humbjet, kështu që mundohen të kuptojnë mirë se ç’ka ndodhur që ta kenë më të lehtë për të ndërtuar një marrëdhënie të re, më fleksibël, gjë që do t’i lëndojë akoma më shumë.

Luani

Kur vendosin të mbyllin një marrëdhënie, luanët preferojnë të mos kthehen mbrapa sepse nuk duan ta lëndojnë krenarinë e tyre. Mund edhe të flasin keq vërdallë për këtë person, duke treguar që nuk kanë asnjë interes të jetojnë një marrëdhënie vajtje-ardhje.

Virgjëresha

Virgjëreshat hiqen sikur nuk janë të shqetësuara për fundin, por në të vërtetë ndihen të shkatërruara. Këto situata mund të ndikojnë në vetëvlerësimin e tyre prandaj do të jetë një moment kur do të mbyllen në vetvete dhe nuk do t’i japin mundësi dashurive të reja.

Peshorja

Peshoret rrallë e vuajnë fundin e një marrëdhënieje, pasi janë plot me kontakte dhe gjejnë shpejt e shpejt dikë tjetër. Por nëse braktisen, luten që të kthehen pas.

Akrepi

Personat që i përkasin kësaj shenje rrallë e vuajnë fundin e një marrëdhënieje që nuk ka funksionuar, sepse janë njerëz të fortë e intensivë. Kur besojnë se marrëdhënia e tyre nuk po shkon mirë, e mbyllin pa u menduar dy herë. Por nëse braktisen, fillojnë ta konsiderojnë ish-in e tyre si një armik të madh.

Shigjetari

Shigjetari është person optimist, kështu që beson se nëse ndodh ndarja, ndodh sepse ka një arsye. Kështu që del lehtësisht nga situata.

Bricjapi

Bricjapi vuan qetësisht dhe me shumë trishtim. Zakonisht e largojnë ish-in nga jeta e tyre, përpiqen të përqëndrohen tek e ardhmja e tyre duke u përpjekur të realizojnë planet dhe ëndrrat.

Ujori

Duke qenë se ujorët e duan lirinë, Ujorët e shohin fundin e një marrëdhënieje si një mundësi për të qenë të lirë dhe përpiqen të ruajnë një marrëdhënie të mirë me ish-in.

Peshqit

Rrallë mbajnë mëri, edhe nëse partneri i tyre i ka lënduar. Peshqit mund të vuajnë shumë në fund të një marrëdhënieje, të shkruajnë e të shohin filma romantikë që të bëjnë për të qarë, por këto gjëra i ndihmojnë të ecin para me jetën e tyre.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit